Këtë të premte Aleksandër Murataj kërkoi nga gjykata e Krimeve ta lërë të lirë me argumentin se ai mbahet në burg pa prova, por kjo kërkesë e tij u rrëzua. Ndërkohë në një reagim për ReportTv avokati i Murataj Ardian Visha u shpreh se “Prania e Murataj gjetkë dhe larg vendit të ngjarjes së ndodhur më 9 shkurt 2017 është e provuar”.
Vetëm ky fakt shtoi Visha mjafton për të përjashtuar anën objektive të veprës që prokuroria i atribuon Aleksandrit. Më 9 shkurt 2017 u godit eskorta që transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë drejt Rinasit dhe në të u grabitën mbi 3.3 milion euro. Sipas akuzës Aleksandër Muraj është pjesë e një grupi kriminal që drejtohej nga vëllai i tij Admir Murataj për të cilin i është kërkuar ndihmë dhe Interpolit për ta arrestuar pasi dyshohet se fshihet jashtë vendit.
Ky grup pretendon prokuroria janë autorët e grabitjeve në tre episode në aksin Qafë Kashar- Rinas dhe kanë mundur të marrin nën kërcënimin e armëve mbi 10 milion euro, ndërkohë gjatë arrestimit të pjesëtarëve të bandës janë sekuestruar më pak se 1 milion euro dhe për paratë e tjera ska ende asnjë gjurmë.
dy.b/shqiptarja.com