“Mein Kampf” i skadon e drejta e
 autorit, nis ribotimi në Gjermani

“Mein Kampf” i skadon e drejta e<br /> autorit, nis ribotimi në Gjermani
Një botim i ri i librit më të përfolur dhe kontravers “Mein Kampf”, që është shkruar nga Hitleri do të publikohet në janar në Gjermani.

Ribotimi vjen pasi skadoi ligji i të drejtës autoriale që ndalonte këtë publikim. Libri do të jetë në dy volume dhe me një shpjegim mbi demistifikimin e tekstit që është shkruar nga Adolf Hitler dhe së pari është publikuar në vitin 1925.

Libri 2 mijë faqesh do të kushtojë 59 euro. Librin në fjalë e ka shkruar Hitleri në vitin 1923 sa ishte në burg. Më shumë se 12 milionë kopje janë shitur në mbarë botën, edhe pse në shumë shtete, përfshirë Gjermaninë, libri është ndaluar së shituri.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin