Në një kohë kur shumë politikanë gjermanë po kërkojnë që Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi t’i klasifikojnë si vende “të origjinës së sigurt”, ka edhe nga ata politikanë që kërkojnë “tolerime” për refugjatët.

Një prej tyre është kreu i Partisë së Gjelbër, Anton Hofreiter, i cili thotë se azilkërkuesve u duhet dhënë akses më të shpejtë në tregun e punës.

“Koha e pritjes për azilkërkuesit dhe jetimi për akses në tregun e punës duhet të shkurtohet”, shprehet Hofreiter.

Ai kritikon rastet e incidenteve ksenofobe të të djathtë ekstreme, ku gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti ka pasur më shumë sesa gjatë gjithë vitit 2014.

“Pres që kancelarja Angela Merkel të ndërhyjë. Duhet t’u bëjë të qartë të gjithë qytetarëve: Gjermania është një vend emigrantësh. Gjermania gjithashtu është një vend që nuk i toleron sulmet ksenofobe dhe nxitjen. Duhet të ngrihemi kundër këtyre sulmeve”, shprehet Hofreiter.

Kreu i Partisë së Gjelbër gjithashtu i bën thirrje qeverisë federale që në të ardhmen të shpenzojmë më shumë para për refugjatët.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)