“Messa di Gloria” për herë të parë
 në skenën e TKOB  më 14 prill

“Messa di Gloria” për herë të parë<br /> në skenën e TKOB  më 14 prill
“Messa di Gloria”, vepra që Puçini e kompozoi, kur ishte vetëm 18 vjeç, do ngjitet për herë të parë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. E konsideruar si vepra që i pararapriu gjenialitetit të Puçinit, Mesha do ngjitet në skenë më 14 prill.
 
Kjo vepër kërkon zëra të zgjedhur, punë me korin, duetet dhe orkestrën, të cilën po e drejton dirigjenti Olsi Qinami, që e zhvillon karrierën e tij në Angli.
 
“Janë shumë zëra që e bëjnë të vështirë interpretimin e kësaj vepre, por edhe të mrekullueshme. Kërkohet kujdes me materialet solistike e korale, kori është shumë potent, dhe me meloditë e mrekullueshme me synimin që të japin atmosferën e asaj muzike që e dallon Puçinin nga të tjerët”, dha dirigjenti Olsi Qinami.

olsi qinami

Qinami është dirigjent/pianist që jeton në Londër gjithashtu është dhe themelues. Ai ka punuar dirigjent dhe Drejtor Artistik i “London Thames Orchestra”, ndërsa si shoqërues piano, Olsi ka punuar me shumë ansamble, instrumentistë dhe këngëtarë në koncerte dhe audicione.

Pjesa më e madhe e materialit muzikor të “Messa di Gloria” është e shkruar për një kor prej katër zërash. Kori dirigjohet nga Dritan Lumshi. Ai shfaqet në disa plane muzikore, në të cilat shpeshherë hasim në kontraste dinamikash nga piano e deri tek fortissimo, sipas Lumshit.

mesha e pucinit

Një nga numrat më të gjatë të veprës, “Gloria” vjen si një e tërë në disa materiale, me plane tonale të ndryshme. “Përveç mjeshtërisë së shkrimit muzikor, ajo çka unë do ta quaja si sfida e interpretimit të kësaj vepre, është fuga, e cila kërkon një impenjim profesional mjaft të lartë. Tek “Credo”, unisonet e shpeshta të krijojnë idenë e një tingëllimi universal e gjithëpërfshirës. Ajo që të bie në sy është fakti se sa i pranishëm është kori gjatë gjithë kohës. Në numrin e fundit, Puçini e ka kaluar në plan shoqërues për t'i lënë hapësirë duetit të tenorit dhe baritonit. Kjo të krijon ndjesinë e një vepre të papërfunduar”, rrëfen dirigjenti i korit Dritan Lumshi. 

Artistët pjesëmarrës si tenori Ermal Pepa, solisti italian bas- Enricho Marchesini dhe baritoni Aramando Likaj shprehen se kjo vepër kërkon një impenjim profesional mjaft të lartë. 

ermal pepa
Ermal Pepa

Jo më kot, tenori Ermal Pepa, pianist në grupin muzikor Vedat Ademi & The Band është rikthyer pas 5 vjetësh pauzë në opera.

mesha e pucinit
 Foto të tjera..

“Më duket si ëndërr që më ftuan të këndojë veprën e Puçinit. Falënderoj dirigjentin e korit Dritanin se ideja ishte e tij. Më pas unë mora pjesë në masterclass-et që zhvilloi Ermonela Jaho dhe fitova audicionin për këtë vepër të mrekullueshme. Unë kam mbaruar shkollën për kanto, por punoj si pianist në grupin e Vedat Ademit. Kam qenë 5 vjet në pauzë si këngëtar, dhe tani kthehem me këtë vepër të mrekullueshme”, rrëfen tenori Pepa, i cili gjatë provave është vlerësuar shumë nga kolegët dhe dirigjenti Olsi Qinami. 

“Messa di Gloria” nis me violinat, të cilat vijnë si një lutje e brendshme që përcillet nga solistët e zgjedhur.
 
Gjatë provave ndoqëm trajtime e bukura korale të dirigjuara nga Dritan Lumshi, të cilat gërshetoheshin me materialet solistike dhe muzikën e mrekullueshme të Puçinit interpretuar nga Orkestra e Teatrit të Operës dhe Baletit. 

messa di gloria

.......
Premiera


“Messa di Gloria” nga Giacomo Puçini

Interpretojnë:

Kori dhe Orkestra Simfonike e TKOB

Solistë: Enricho Marchesini (bas), Armando Likaj (bariton), Ermal Pepa (tenor)

Dirigjent kori : Dritan Lumshi

Dirigjent: Olsi Qinami


Programi:
I. Kyrie
II. Gloria
III. Credo
IV. Sanctus e Benedictus
V. Agnus Dei

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri