Korrupsioni dhe polarizimi midis qeverisë dhe opozitës socialiste, që mund të konsiderohet i madh madje edhe për raportet që sundojnë në Ballkan, e kanë paralizuar vendin prej vitesh. Reformat dhe integrimi në BE janë ngadalësuar. Procesi kundër Metës është pika kulminante e një serie skandalesh dhe aferash, të cilat nuk sqarohen nga drejtësia. Në vitin 2008 shpërtheu në afërsi të Tiranës një depo me municione. Dhe sot, katër vjet më pas, asnjë nga përgjegjësit nuk është nxjerrë para drejtësisë. Për shkak të "gabimeve në proces" edhe hetimet kundër ish-ministrit të Transportit, Lulzim Basha dështuan. Në ndërtimin e autostradës deri në kufirin me Kosovën janë përvetësuar disa milionë dollarë.
(aq/DW/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)