Fituesja e Miss Amerika 2014-të, është Nina Davuluri, 24 vjeçarja nga Nu Jork-u. Fituesja e parë me origjinë indiane në historinë e këtij kompeticioni bukurie, që zhvillohet në Amerikë.

Modelja indiane, mori pjesë në Miss Amerika, sëbashku me konkurentet e tjera, gjatë transmetimit live të rrjetit televiziv Atlantic City.

Sapo ajo u cilësua si vajza më e bukur e Amerikës, në rrjetet sociale vërshuan komentet raciste.

Këto komente, i drejtoheshin kompeticionit të bukurisë në Amerikë, ku thuhej se Miss Amerika, duhet të ishte amerikane dhe gjithashtu shpreheshin pakënaqësi që miss-i që sapo kishte marrë kurorën, kishte një ngjyrë të ndyshme nga ngjyra e bardhë.

Nina Davuluri, e cilësuar si më e bukura e Amerikës, është amerikane edhe pse origjina e saj është indiane.

Ndër protestat raciste, në lidhje me fituesen e Miss Amerikës, një person, ka ironizuar të përzgjedhurën e këtij konkursi të bukurisë, duke thënë se ajo është myslimane.

Gjithashtu, personi në fjalë, duke cituar edhe presidentin amerikan Barak Obama, është shprehur se ai mund të jetë më i lumturi për këtë fakt dhe ndoshta mund të ketë dhënë votën e tij në favor, të të përzgjedhurës.

Kjo gjë është përgënjeshtruar më pas, duke theksuar faktin se Nina Davuluri, më e bukura e Amerikës me origjinë indiane, nuk është myslimane dhe se presidenti, në rastin konkret nuk ka të drejtë vote.

Gjatë konkurimit të saj, 24 vjeçarja Davuluri, në pjesën ku të gjitha miset do të shfaqnin talentin e tyre, ka performuar një kërcim tradicional indian, me lëvizje të stilit Bollyvud-in.
 
Redaksia online
(Elvana Bilali/shqiptarja.com)