“Miss Shqipëria” thyen
heshtjen elektorale

“Miss Shqipëria” thyen<br />heshtjen elektorale
Finalja e konkursit të bukurisë mbahet më 22 qershor në Bylis.

E shtuna e 22 qershorit, që për politikën përkthehet në ditën e heshtjes zgjedhore, në botën e spektaklit shënon finalen e konkursit të bukurisë “Miss Shqipëria”.

Eventi më i rëndësishëm i hijeshisë, që këtë vit shënon edicionin e tij të 15-të, ndalesën e rradhës do ta ketë në Bylis.



Edhe këtë vit, si gjithmonë, garojnë 31 pretendente për kurorën e bukurisë, të përzgjedhura nga një numër që sivjet i kalonte 500 aplikime, jo vetëm nga trevat shqiptare – Kosova, Maqedonia e Mali i Zi – por edhe nga Diaspora.

Faza e parë seleksionuese është pasuar me një të dytë, prej së cilës, jo pa vështirësi, organizatorët kanë zgjedhur konkurrentet e këtij viti, të cilat do të prezantohen në një superproduksion si për nga rëndësia ashtu edhe për nga kontributi i veçantë që ka dhënë në promovimin e vlerave më të mira të bukurisë femërore dhe po aq të atyre kulturore e historike shqiptare.

Tek e fundit ky ka qenë qëllimi i ‘Deliart’ që në krye të herës: gërshetimi i vlerave historike të Shqipërisë me ato turistike. “‘Miss Shqipëria’ të renë e ka gjithnjë, sepse vendi ku zhvillohet është gjithnjë një skenë e re, në një vënd historik.



Çdo vit ndryshon koncepti koreografik, stilimi i veshjeve, prezantuesit dhe sigurisht prezantimi”, thotë regjisori Petri Bozo, kur e pyesim për risitë e këtij viti.

Më tej autori i disa prej patentave më të suksesshme në historinë e spektaklit shqiptar rrëfen surprizat e këtij edicioni… “Nëse ndërton një koncept regjisorial, të cilit i qëndron me konseguencë dhe i dhuron shumë dashuri për ta zhvilluar e ngjitur në skenë ai është gjithnjë një surprizë...

Surprizë është juria e cila do të japë vlerësimet dhe që ka në përbërje: gazetarë, juristë, regjisorë, piktorë…

E vështirë të tregoj emrat se kjo është një surprizë të cilën do të doja ta ruaja... Po ja po ju them se Enver Idrizi, kampioni Shqiptar i Karatesë, mjaft i njohur ne Diasporë vjen në juri.

Gent Bejko, është gjithashtu anëtar i jurisë. Personazhi tjetër që i bashkohet trupës gjykuese është një përfaqësues i universitetit “Marin Barleti”, i cili jep dy bursa studimi për fitueset e çmimeve ‘Miss Inteligjenca’ dhe ‘Miss Shqipëria’”, përfundon Bozo.

Ndërkohë ky spektakël bukurie për këtë vit do të drejtohet nga gazetari dhe prezantuesi i njohur Enkel Demi.



Përzgjedhja e një date kaq domethënesë për politikën shqiptare, na shtyu ta pyesnim regjisorin Bozo, në do të kemi prezencë të politikanëve në këtë edicion.

“Në spektaklet e mia siç duhet ta mbani mend, politikanët nuk kanë qënë kurrë prezent me përjashtime të rralla, të atyre miqve qe nuk ndajnë politikën në tryeza miqsh... Por nuk mendoj se do të kenë kohë të vijnë se edhe ata duan të pushojnë. Në fund të fundit ndaj është heshtja elektorale”, tregon Bozo, i cili në këto 15 edicione të “Miss Shqipëria” nuk ka pasur kurrë mbështetjen e institucioneve shtetërore, megjithë promovimin mbresëlënës që i ka bërë ai për çdo vit bukurive të natyrës shqiptare; kulturës e historisë së vendit tonë.

 

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron