“Mjeshtërit e Pikturës Shqiptare"
 bëhen bashkë në një album

“Mjeshtërit e Pikturës Shqiptare"<br /> bëhen bashkë në një album
Një përmbledhje e veprave të realizuara nga brezi i piktorëve që u shkolluan në akademitë më të mira europiane vjen në një botim me autor Xhoan Gugën. Libri i botuar në dy gjuhë titullohet “Mjeshtërit e Pikturës Shqiptare" -"Albanian Masters of Painting" 1883–1944. 
 
Përmes pikturave të autorëve ka dhe një tekst të shkurtër prezantues. Libri iu kushtohet piktorëve: Kol Idromeno, Abdurrahim Buza, Zef Kolombi, Andrea Kushi, Vangjush Mio, Ndoc Martini, Androniqi Zengo Antoniu, Sadik Kaceli, Hasan Reci, Vangjush Tushi,  Nexhmedin Zajmi, Foto Stamo, Qamil Grezda.
 
Veprat e tyre të paraqitura në këtë libër album janë përzgjedhur nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve, nga fondi i Galerisë së Arteve në Shkodër, koleksioneve familjare të autorëve, si dhe nga koleksione private. Botimi përfshin veprat më përfaqësuese të këtyre piktorëve, të njohura nga publiku, por edhe vepra të panjohura, apo të konsideruara të humbura, të cilat botohen për herë të parë. Galeria Kombëtare e Arteve njofton se do të bëj edhe një promovim për këtë libër ditën e enjte, më 3 Mars, 2016, ora 11.00.

pikturat

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme