Në hollin protokollar në COD u zhvillua aktiviteti i titulluar “Jeta e sendeve në hapësirën mbarëshqiptare”, një prezantim i Monografisë së Simon Shirokës. Monografia vjen e botuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës.  Aktiviteti u hap me performancën e Edona Vatocit ndërsa folën dhe familjarët e artistit dhe u prezantua dhe një video mbi jetën e tij. 
 
Aktiviteti i titulluar “Jeta e sendeve në hapësirën mbarëshqiptare prezanton, "Monografinë e Simon Shirokës” në COD, një përmbledhje e krijimtarisë së tij artistike. Monografia është botuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës financoi këtë vepër të jashtëzakonshme, të redaktuar nga Shkëlzen Maliqi.