Aktori i ndjerë Paul Walker është kujtuar mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e hapjes së “MTV Movie Awards”.

Aktorët e filmit “Fast and Furious 7” Jordana Brewster dhe Vin Diesel filluan fjalimin e tyre duke nderuar figurën e Walker.

Jordana e bëri publikun të qante me fjalimin e saj prekës ku e vlerësoi Walker si një njeri që ishte shumë special dhe do të mbesë gjithmonë i paharruar për shumë persona.

jordana brewster

“Pikëllimi i njerëzve në anë të ndryshme të botës e reflektoi më së miri se çfarë njeriu ishte Paul”, tha aktorja Brewster.

Më tej ajo shtoi se ai ishte një njeri i ndjeshëm dhe se mendonte për të tjerët.

“Kur e takoje Paul brenda pesë minutave ai ishte në gjendje t’ju bënte të ndiheshit njeriu më me rëndësi në botë. Për të çdo ditë ishte si nja aventurë dhe ai dëshironte të bënte diçka ndryshe”, shtoi ajo.

vin diesel

Nga ana tjetër një prej miqve të tij më të mirë Vin Diesel e cilësoi atë si një vëlla.

“Sharmi, mendja, zgjuarsia, bukuria dhe shpirti i tij do të jetojnë gjithmonë mes nesh, sepse ai do të jetë gjithmonë në mendjet tona”, ka shprehur aktori.

Walker humbi jetën në një aksident tragjik më 30 nëntor të viti të shkuar.

(b.t/shqiptarja.com)