TIRANE- Lidhur me këtë ngjarje është pyetur dhe shtetasi Dritan Demiraj, tashmë i arrestuar në Itali për dy vrasje. Dëshmia e 30-vjeçarit është dhënë para oficerit Ledio Ferzaj, pranë komisariatit nr.2 Tiranë.Në dëshminë e tij Demiraj tregon se arsyeja e ardhjes së tij në Shqipëri ka qënë për faktin se ka pasur një mosmarëveshje me djalin e dajës Klaudio Dine, i cili në mënyrë të feshtë më ka marrë nderin e familjes duke më tradhtuar me ish-bashkëshorten time quhet Lidia Nusdorfi, e cila ka ikur në Itali në 20 korrik 2013 dhe se mes saj dhe djalit të dajës tim ka pasur lidhje intime.
Unë kam ardhur në Shqipëri pasi kam marrë vesh këtë fakt për të sqaruar punën dhe kam shkuar tek shtëpia e dajës tim. Në kohën që kam shkuar të sqarohem kam qënë bashkë me shokën tim të ngushtë Zenel Roani për tu sqaruar tek shtëpia e dajës në fillim me doli daja dhe më pas Klaudio i cili për faktin që unë i komunikova mu drejtua me fjalë: “Se ajo deshi vet unë se kapa me zor“. Në këtë kohë mu mblodh një lëmsh në fyt dhe i fola si vëlla,: “Po zor s’të erdhi që bërë këtë gjë”, dhe ai, djali i dajës tim, Kaludio më tha: “Je në shtëpinë time dil jashtë”.
Në këtë kohë mu errën sytë dhe e kam goditur me grushta në kokë dhe në kohën që ra në tokë na ndau shoku im Zeneli që ishte me mua dhe gjatë të zënave filluan të na shajnë dhe të na godasin me grushta e shkelma, daja, Kaludio, djali dajës dhe shumë njerëz të tjerë të zonës, shok të tij që si njohja me kanë goditur me gur, shkelma e tulla në trup. Unë jam vetë mbrojtur me çfarë kam pasur ku sqaroj se personat që na dhunuan ishin të dehur dhe shkaktari i sherrit ishte Kaludo, i cili jo vetëm që më mori nderin e familjes po dhe më ka dhunuar fizikisht. Momentalisht s’kam gjë tjetër për të thënë, procesverbalin e lexoi dhe e firmos pa vërejtje.
Shkrimi u publikua sot 30 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com