Revista prestigjoze “National Geographic” ka përkrahur nismën e qeverisë shqiptare për memorandumin që ndalon për dy vite gjuetinë e zogjve dhe gjitarëve.
Në dy artikuj të “National Geographic” nga Mel White dhe Rachel Hartigan Shea, theksohet se “numri i madh i vrasjeve të zogjve migrues dhe gjitarëve të tjerë, do kursehet së paku për një periudhë 2 vjeçare nga një memorandum i fundit i qeverisë shqiptare”.
Ky vend ballkanik shkruan më tej, “National Geographic”, “është një vend kalimi i zogjve shtegtarë, ndërsa memorandumi përfshin ligatinat e vendbanime të tjera për miliona shpendë migrues.
Hapësirat e dobëta të ligjit të mëparshëm, rritja e personave që ligjërisht mund të posedojnë armë gjahu pa kriter si dhe numri i madh i gjahtarëve të huaj në këtë vend, kishte bërë që në Shqipëri të qëllohej mbi çdo shpend, që nga shqiponjat, shpendët shtegtarë e deri tek zogjtë e vegjël këngëtarë.”
Në një prononcim për “National Geographic”, Gabriel Schwaderer, drejtor ekzekutiv i organizatës së ruajtjes së specieve ,Euronatur thotë se “Shqipëria ishte një rrezik vdekjeje për zogjtë shtegtarë”, ndërsa vijon se, “nuk kanë qenë veçse zogjtë, por edhe pothuajse zhdukja e riqebullit, apo tigrit të Ballkanit, për të cilat Euronatur ka vendosur një rrjet kamerash monitoruese në zonat malore. Dikur gjitarët, si dreri, kaprolli apo dhitë e egra, ishin në numër të madh, ndërsa sot vërehen shumë rrallë”,- bën të ditur Schwaderer.
Sipas “National Geographic”, ligji i miratuar më 30 janar pezullon gjithë licencat e gjuetisë si dhe përdorimin e zonave të gjuetisë për dy vite. Qeveria, sipas “National Geographic”, do të përdorë këtë pauzë për të studiuar mënyrat e reformimit si dhe rregullat e gjuetisë së kontrolluar, që deri më sot kanë qenë në shkelje të plotë të ligjit.
Revista në fjalë tregon gjithashtu se “pjesa më e madhe e gjahtarëve vinin nga Italia e gjuanin madje edhe në brendësi të Parqeve Kombëtare, duke korruptuar rojet e paguar keqazi apo edhe udhërrëfyesit e tyre.”
“National Geographic” bën të ditur se, “pas zgjedhjeve të qershorit të të vitit të kaluar partia e re në pushtet dhe ministrat e qeverisë së re duken më shumë dashamirës ndaj mjedisit”.
Revista citon një prej anëtarëve të bordit të grupit mjedisor për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit në Shqipëri, Spase Shumka, i cili thotë se “një artikull i Jonathan Franzen, në korrik të vitit 2013, i botuar nga “National Geographic” me titullin “Kënga e fundit e zogjve shtegtarë”, bëri që të kishte një efekt të menjëhershëm për dhe mbi debatin e gjuetisë në Shqipëri”.
Historia, sipas “National Geographic” që i referohet anëtarit të bordit, ka shërbyer si referencë kryesore. “Artikulli u shpërnda në gjithë ministrinë dhe u prit pozitivisht. Jam optimist se, gjërat do të ndryshojnë pozitivisht. Tashmë ligjet do të zbatohen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, një autoritet i cili ka fuqi të plotë. Përpos kësaj, memorandumi i gjuetisë kërkon bashkëpunimin me Ministrinë e Financave, çka do të thotë fonde shtesë për Inspektoratin e Mjedisit”, thotë ai.
“E vërtetë! Ky është një vendim i rëndësishëm dhe themelor që ka bërë, Shqipëria”, thotë Schwaderer, ndërsa shton “unë e imagjinoj se disa nga pronarët e hoteleve nuk do jenë dhe aq të lumtur nga ky memorandum, pasi ndoshta do të kenë më pak vizitorë, veçanërisht, gjahtarë italianë. Por, nga ana tjetër, do të kenë zogj shtegtarë e vizitorë të tjerë, të interesuar për eko-turizmin.”
Marrë nga ATSH
/Shqiptarja.com