TIRANE- Me sytë e gjimnazistëve, jeta rurale e zonave të thella erdhi mes një ekspozite foto-gazetarie në Muzeun Historik. Ekspozita e titulluar “Në sytë e mi” erdhi me fotografitë e shkrepura nga tetëdhjetë nxënës nga shkollat e mesme të katër qyteteve. Gjimnazistët e shkollave të mesme nga Puka, Peshkopia, Kopliku dhe Korça, prej muajit prill filluan trajnimin mbi metodat e foto-gazetarisë e asistuar nga OSBE.
Fituese e kësaj ekspozite është kjo fotografi.

“Ky është gjyshi Fredi, një burrë 65-vjeçar i cili në shoqërinë e nipit dhe mbesave të tij që i falin gëzim çdo ditë, po u tregon se si mund të rregullojnë biçikletën”.
Gjimnazistja Kejsi Shkëmbi nga qyteti i Korçës ka treguar përmes kësaj fotografie jetën e një gjyshi, i cili gëzon pleqërinë e tij nën shoqërinë e nipërve dhe mbesave, duke i mësuar ata sesi të rregullojnë biçikletën.
Çmime të para kishte edhe për secilin qytet me tematika të ndryshme dhe me mesazhe të gjalla të jetës së përditshme. Xhoana Prendi gjimnaziste nga Puka, nëpërmjet fotografisë kërkon nga qeveria dhe institucionet me shumë investime, pasi zona është shumë e pasur.
Të gjitha fotografitë u përmblodhën në një album të titulluar “Në sytë e mi”.
Foto 1 Korça, Eralda Liço
“Ky 75-vjeçar ka zgjedhur një tjetër formë për t’i shpëtuar urisë. Ai endet rrugëve të qytetit duke shitur qese plastike. Me ato pak qindarka siguron bukën çdo ditë”

Foto 2 Koplik, Medina Brocaj
“Është verë dhe këto dy vajza po e kalojnë kohën duke mbledhur mana. Në këtë zonë manat përdoren edhe për bërjen e rakisë.”

Foto 3 Puka, Xhoana Prendi
“Terreni është malor dhe herë-herë i vështirë”

Foto 4 Peshkopia, Arblina Mero
“Por të rinjtë kanë ëndrra dhe duan t’i realizojnë ato”

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO