Sipas tij qeveria në dy vjet nuk ka punuar për të përmirësuar situatën me reformat në vend por ka bërë kundërtën.
Kjo situatë sipas tij, ka krijuar pasiguri edhe te krerët e shteteve të vendeve të BE-së për një datë të çeljes së këtij procesi me Shqipërinë.
“Mos çelja e negociatave është një lajm shumë i keq për Shqiptarët, mos çelja e negociatave do të thotë që Brukseli nuk shikon asnjë përmirësim real në Shqipëri. Të gjitha vendet e tjera të rajonit i kanë çelu negociatat një vit maksimumi një vit e gjysëm mbasi ka marrë statusin e vendit kandidat. Shqipëria mori statusin e vendit kandidat një vit e gjysëm më parë, ju thoni që një vit nga sot ne nuk duhet të presim lajme. Kishim kancelaren Merkel që vizitoi Shqipërinë, zyrtarë të lartë dhe askush nuk ka mundur të deklarojë një datë se kur do çelen negociatat, një lajm i keq. Nuk mund të ishte ndryshe në një vend i cili mbas dy vitesh qeverisje të qeverisë Rama-Meta prodhon azilkërkues pothuajse sa Siria. Mbas dy vitet të qeverisjes Rama-Meta ambasadori amerikan në OSBE deklaroi në 17 shtator duhet të ndalohet ndikimi kriminal në qeveri, deklarate e padëgjuar në 24 vite”, tha Bumçi.