Transferimi për një shifër rekord i Neymar nga Barcelona drejt PSG, jo vetëm që ka qenë transferimi më i përfolur gjatë gjithë verës, por ka qenë edhe një temë e “nxehtë” bisede edhe mes emrave të njohur të futbollit botëror.

Për transferimin e Neymar ka reaguar së fundmi edhe trajneri i “Djajve të Kuq”, i cili është shprehur se transferimi i realizuar për shifrën 200 milion euro, nuk ishte i shtrenjtë por do të jetë një transferim i cili do të ketë pasoja të mëdha.

“Kur ne shpenzuam vitin e kaluar për Pogba 105 milionë euro, ju thatë se nuk vlente aq shtrenjtë. Ju mund të përdorni fjalën i “dashur” për ata lojtarë, çmimi i të cilëve nuk përputhet me cilësinë e tyre”, tha Mourinho.

Nuk mendoj se Neymar është i shtrenjtë. Problemi është se tani nuk do të ketë shumë lojtarë të cilët vlejnë 100 milion stërlina, 80 ose 60.  Ky është problemi tashmë, ‘Neymarizimi’”
,
tha tekniku portugez, i cili shtoi se “Neymar është nga më të mirët në botë dhe peshon shumë komercialisht. PSG e ka menduar qartë këtë gjë. Problemi nuk është transferimi i tij, por pasojat që do të sjellë”.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com