TIRANE- Drejtori i ALUIZNI-t për zonën Tirana-3, Paulin Rajca, në një intervistë të shkurtër të dhënë për gazetën “Shqiptarja.com” theksoi se procesi i legalizimeve do të vijojë tani çdo ditë. Sipas tij, duke filluar që nga dita e sotme që të gjitha familjet që kanë aplikuar për të përfituar legalizimin e shtëpive të tyre do të mund që të marrin lejen që i çon ata drejt regjistrimit në Hipotekë.

Rajca u pyet për procesin e legalizimeve dhe për ritmet që do të ketë në të ardhmen nga ku theksoi se “Tani më legalizimet do të jepen çdo ditë, familjarët që kanë aplikuar do të kenë mundësi që të marrin lejet që i ligjëron shtëpitë e tyre”. Procesi i legalizimeve të shtëpive kishte disa kohë që ishte bllokuar për shkak se ALUIZNI mori vendimin për verifikimin e të gjitha dosjeve që ishin depozituar për të ligjëruar ndërtimet e tyre.

Pas kësaj procedura, drejtoria qendrore e ALUIZNI-t filloji procesin për të pajisur banorët e ndërtimeve informate me lejen që i çon një hap larg marrjes së hipotekës. Konkretisht tani banorët duhet të bëjnë aplikimin e tyre në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe më pas ata do të mundë që të pajisen me tapinë e shtëpisë së tyre.

Shkrimi u publikua sot (27.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)