“Ngrije zërin”, KE diskuton
për sfidat në Ballkan

“Ngrije zërin”, KE diskuton<br />për sfidat në Ballkan
BRUKSEL - Komisioni Europian organizon nesër në Bruksel, konferencën Speak Up - “Shprehu me zë të lartë” për të vlerësuar sfidat me të cilat përballen mediat në Ballkanin perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe në Turqi.

“Speak Up 2”, është eventi më i madh i këtij lloji të organizuar në kontekstin e procesit të zgjerimit, dhe do të sjellë së bashku rreth 450 pjesëmarrës nga rajoni dhe shtetet anëtare të BE-së - gazetarë, analistë të medias dhe politikanë. Ata do të diskutojnë lirinë e shprehjes dhe mundësitë për të përmirësuar atë.  Komisioneri europian për zgjerimin e BE-së ka deklaruar se liria e shprehjes dhe e medias është një prej vlerave më të rëndësishme të Bashkimit Europian.

Si prioritet kyç, që adresohet që në hapat e parë të procesit të anëtarësimit dhe pjesë integrale e kapitujve që merren me gjyqësorin dhe të drejtat themelore. “Konferenca e parë në vitin 2011 i dha një nxitje të fortë adresimit të kësaj çështjeje dhe konkluzionet e saj janë kthyer në një pikë të fortë referimi. Tani 2 vjet më më vonë do të vlerësojmë progresin e arritur dhe çfarë është më e rëndësishme, çfarë mbetet ende për t’u bërë”, ka deklaruar Fule.

Në konferencën “Speak Up 2” do të jenë të pranishëm deputeti dhe ish-presidenti i Parlamentit Evropian, përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatovic dhe Komisioneri Evropian, Stefan Fule.

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës