“Nike” shpreh gatishmërinë për 
bashkëpunim në hetimet rreth FIFA

“Nike” shpreh gatishmërinë për <br />bashkëpunim në hetimet rreth FIFA
Prodhuesi sportiv "Nike" tha në një deklaratë të premten se kompania është e gatshme për "bashkëpunim" për hetimet e mitmarrjes dhe korrupsionit në Federatën  Botërore të Futbollit, FIFA, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nike” megjithatë ka mohuar çdo përfshirje të supozuar në aktivitete të paligjshme."Dokumenti i akuzës, i bëri publike dje në Brooklyn nuk pretendon se Nike ishte përfshirë në aktivitete kriminale. Nuk ka asnjë pretendim në dokumentet e akuzës se ndonjë punonjës i Nike të ishte në dijeni ose të jetë përfshirë me vetëdije në ndonjë skemë ryshfeti apo korrupsion ", thuhet në deklaratë.

“Nike” tha se "beson në lojë të ndershme në biznes dhe sport dhe fuqimisht kundërshton çdo formë të manipulimit apo ryshfetit. Ne kemi bashkëpunuar dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me autoritetet".

Prokurori i Përgjithshëm amerikan të mërkurën ka ngritur një aktakuzë  për ryshfet dhe korrupsion në FIFA. Shtatë drejtuesi të FIFA-s u arrestuan në Zvicër dhe janë në pritje të ekstradimit. Gjithsej, nëntë drejtues të FIFA-s dhe pesë biznesmenë janë akuzuar.

Në aktakuzë përmendet një kompani sportive e emërtuar "A" e cila në vitin 1996 ka nënshkruar një kontratë 10 vjeçare, në vlerë prej 160 milion dollarë për të bashkë-sponsorizim të federatës kombëtare të futbollit brazilian, CBF, që është akuzuar për ryshfet sipas aktakuzës.

Nike kishte nënshkruar një marrëveshje sponsorizimi me CBF në vitin 1996, në të njëjtin vit që përshkruhet të ketë ndodhur ngjarja sipas aktakuzës.

Një firmë ndërmjetësuese e quajtur Traffic, që i përkiste biznesmenit brazilian, Jose Hawilla, ka publikuar marrëveshjen e vitit 1996 me Nike.

Firma e Jose Hawilla, gjithashtu  përmendet në aktakuzë.  Zyra e prokurorit të përgjithshëm të SHBA nuk ka komentuar se për cilin biznesi është referuar me "A" në aktakuzë.

fifa

 Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë