FIER - Në kuadër të fushatës "një dritare, një flamur", aktivistët e Aleancës Kuqezi u ndalën në qytetin e Fierit. Flamujt kuqëzi dhe simbolet kombëtare dukeshin në shumë prej dritareve dhe rrugëve të qytetit.

Qytetarë të shumë, përkrahës të kësaj lëvizje u grumbulluan në sheshin kryesor të Fierit, ku i pranishëm ishte dhe kreu Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

Simpatizantëve ju drejtua me fjalën e tij sekretari i përgjithshëm i lëvizjes, Myslym Pashaj sipas të cilit qeveria ka nëpërkëmbur dinjitetin kombëtar dhe ka larguar shqiptarët nga vendlindja.

Kryetari i Aleancës Kuqezi, në fund të këtij tubimi, në shenjë simbolike vendosi flamurin kombëtar në tabelen ku shënohej emri Nënë Terëzes.

(shqiptarja.com)