TIRANE - “Një kafe për një fidan”, kështu kanë vendosur që ta quajnë të rinjtë e Tiranës nismën që kanë marrë përsipër “Mbill pemën tënde” në bashkëpunim me Ecovolis, në kuadër të mbrojtjes së mjedisit dhe shtimit të hapësirave të gjelbërta.
Ditën e shtunë më datë 31 janar grupi i cili është mbledhur nëpërmjet Facebook-ut do të niset drejt landfillit të Sharrës për të mbjellë aty 1000 fidanë të rinj. Nismëtarët e këtij grupimi i kanë ftuar të rinjtë që për një ditë të vetme të heqin dorë nga kafet e përditshmërisë dhe të kontribuojnë për mjedisin, natyrën, shëndetin dhe ajrin e pastër.
Me vetëm 100 lekë çdokush mund të mbjellë fidanin e tij. Për të gjithë pjesëmarrësit, nismëtarët kanë menduar që të sigurojnë veshjet e punës, këpucët e baltës, një babreky dhe pije freskuese falas, kështu askush nuk do të mund të ankohet nëse koha do të jetë me shi apo me diell pasi janë marrë të gjitha masat.
redaksia online
(F.M\Shqiptarja.com)
REGJISTROHUNI KETU PER PJESEMARRJEN
/Shqiptarja.com