Artistja 33 vjeçare e cila është bërë e famshme në gjithë botën për risinë e sjellë në art dhe tregon mbi teknikat e pikturimit mbi trup por dhe rregullimit të pozicionit të trupit të pikturuar për të qenë në të njëjtat linja me sfondin prapa. Artistja thotë se realizimi i pikturave është në të vërtetë një proces i vështirë dhe i ndërlikuar pasi trupi i modeles pikturohet në rrugë, kërkon shumë orë dhe shumë përqëndrim, dhe shpeshherë kjo e fundit nuk është dhe aq e lehtë për t’u arritur për shkak se shumë njerëz tërhiqen nga puna e saj dhe e shqetësojnë me pyetje të shumta.
Talenti i veçantë i artistes për të kamufluar këdo në sfonde të ndryshme arrihet me një ritual të mirë planifikuar, me detaje dhe parashikime të kohës së duhur për të proçeduar me realizimet mbreslënëse. Gjithashtu dhe modelja është një element mjaft i rëndësishëm pasi është ajo që bën të mundur realizimin perfekt. Ajo shprehet se ndihesh shumë mirë të pikturohesh dhe se e ndjen mbi lëkurë çdo hap të transformimit, me furçën e butë që i kalon mbi trup si masazh.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)