Trupi i pajetë i një prej pasagjerëve të tragetit “Norman Atlantic” është gjetur i djegur brenda një kamioni gjatë inspektimeve. Trageti “Norman Atlantic” u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të 28 dhjetorit 2014.
Trupi i djegur që u gjet në bordin e tragetit “Norman Atlantic” u dërguan në Bari, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’u nënshtrohet në orët e ardhshme ekzaminimeve të nevojshme për t’u identifikuar.
Mjekët ligjorë që do të ekzaminojnë trupin e pajetë janë përcaktuar nga prokurorët e Barit, Francesco Introna dhe Biagio Solarino , të cilët morën pjesë sot në inspektimet e reliktit të tragetit.
Vetëm pas autopsisë do të përcaktohen edhe shkaqet e vdekjes së tij. Sipas autoriteteve italiane numri i viktimave bashkë me trupin e pajetë të gjetur sot shkon në 10. 9 viktimat e parë janë gjetur të mbytur në det, ndërsa viktima e gjetur sot është e para që është gjetur i pajetë në traget.
Duke u bazuar ne regjistrin e pasagjerëve numri i të zhdukurve rezulton të jetë 18 dhe hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që në traget të ketë të tjera viktima.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Norman Atlantic", Prokuroria e Barit: Numri i të humburve në 18!