“Nuk jam kriminel,vrasës
më bëri Sinanaj e media”

“Nuk jam kriminel,vrasës<br />më bëri Sinanaj e media”
TIRANE- Andon Mëhillaj ka qëndruar rreth 30 minuta në zyrën e prokurorit të Vlorës Kosta Beluri. Përpara këtij të fundit dhe në prani të avokatit mbrojtës dhe nëndrejtorit të policisë Vlorë, Mëhillaj ka pohuar se gjatë kësaj kohe i është fshehur drejtësisë, pasi ka kërkuar të sigurojë familjen e tij, nusen dhe dy fëmijët e mitur. “Nuk mund të lija familjen rrugëve dhe nën këtë presion kërcënues. Unë nuk kam vrarë askënd dhe s;kam lidhje me vrasjet më pagesë të Julian Sinanaj.

Këtë njeri e njoh, pasi banon afër lagjes ku unë banj, por me të nuk kam pasur kohët e fundit marrëdhënie për shkak të disa problemeve që kemi pasur së bashku. Unë s’jam kriminel. Kriminel më ka bërë Julian Sinanaj dhe Media, të cilët gjatë kësaj kohe kanë terorizuar familjen time, duke sjellë dhe provokimin me tritol në banesën ku unë jetoj së bashku me familjen”-ka deklaruar Andon Mëhillaj. Ky i fundit më tej ka shtuar se disponon prova të forta se ai ska asnjë lidhje me Sinanaj dhe Ndiçim Gjokonën, dhe se nuk ishte në dijeni të aktivitetit të tyre kriminal.

Dëshmia shpifje
Në deklarimet paraprake dhenë në prokurorinë e Vlorës, Andon Mëhillaj ka sqaruar se dëshmia e Julian Sinanaj, është një shpifje dhe se ai kishte prova që rrëzonin pretendimet e tyre. Mëhillaj ka pranuar se ka pasur njohje me Julian Sinanaj, por ”divorci” mes tyre është bërë disa vite më parë për disa problem. “Nuk e di se në çfarë arsye më ka përfshirë dhe mua Sinanaj në këtë histori vrasjesh me pagesë, por unë me këtë njeri nuk kam biseduar kohët e fundit.

Jam dorëzuar pasi e ndiej veten të pastër dhe jo të imlikuar në vrasjet që ka planifikuar Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona. Për këto që po them disponoj prova bindëse të cilat do i paraqes gjatë procesit të hetimit”-ka deklaruar Mëhillaj. Sinanaj, e ka përmendur emrin e Andon Mëhillaj në disa krime të rënda si vendosja e tritolit ndaj zyrtarit të PD Ardian Kollozit, planifikimin e vrasjes së bosit të gazit Piro Bare, financimin e vrasjes së shtetasit peshkatar Sokol Veizi dhe biznesmenit të ndërtimit Agron Çela. Në këto krimi, Sinanaj ka përfshirë dhe të afërmin e Andonit, shtetasin Genis Mëhillaj.

19 ditë në Vlorë
Që nga momenti i arrestimit të Julian Sinanajt dhe publikimi i fotos dhe emrit të tij nga policia, Andon Mëhillaj, ka “humbur gjurmët” duke ju fshehur drejtësisë. Kur gjatë kësaj kohe policia e kërkonte në disa qytete të vendit dhe se kohët e fundit u mendua se ai së bashku me Genis Mëhillin ishte larguar jashtë shtetit, rezultoi se Andoni, ka qëndruar plot 19 ditë i strehuar në Vlorë. Strehimi i tij është bërë në një banesë, të një prej shokëve më të ngushtë të tij, i cili sipas burimeve ka qënë pjesë e negociatave për vetëdorëzimin në prokurorinë e Vlorës, të shumëkërkuarit të policisë shqiptare.

Shkrimi u publikua sot (14.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ter Stegen dështon të kopjojë Neuer, gafa e portierit për pak i kushtoi Barcelonës

VIDEO/ Ter Stegen dështon të kopjojë Neuer, gafa e portierit për pak i kushtoi Barcelonës