“One Stop Shop” synon unifikimin e regjistrimit e liçencimit të biznesit

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi sot projektligjin "Për Qendrën Kombëtare të Biznesit".

Sipas relacionit të projektligjit, në kuadër të reformës për lehtësimin e klimës së biznesit në Shqipëri dhe përmirësimin e indikatorëve "Të bësh biznes", ligji i ri synon të lehtësojë kostot e të bërit biznes, kryesisht për biznesin e vogël.

Sipas përfaqësuesve të ministrisë së Financave, shkrirja e dy institucioneve dhe krijimi i Qendrës Kombëtare të Biznesit sjell lehtësi dhe do të shoqërohet me thjeshtimin e mëtejshëm të proçedurave. Ndërsa deputetët e opozitës shfaqën skepticizëm rreth efektit që mund të ketë nisma në përmirësimin e klimës së biznesit dhe në uljen e kostos e afateve.

Me krijimin e një "One Stop Shopi" të unifikuar për regjistrimin dhe licencimin, synohet të krijohet edhe modeli i konsolidimit të shërbimeve të biznesit në një dritare të vetme. Po ashtu, në projektligj paralajmërohet se këtyre shërbimeve do t'u shtohen më vonë edhe shërbime të tjera të ofruara biznesit për të reduktuar maksimalisht vizitat fizike në shumë institucione dhe për të lejuar unifikimin më tej të shërbimeve nëpërmjet sistemit on-line.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Dhunuan modelen, dy motrat Berisha ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën