TIRANE - Ngjarja e bujshme, që tronditi opinionin grek dy ditë më parë, duket se mes popullit shqiptar ka ngjallur admirim. Edhe komentuesit e “ Paçe me gazeta” e kanë inkurajuar Alket Rizain me tentativën e fundit për t’i shpëtuar burgut grek.

“Je njësh, je i pari, kështu vazhdo, je Rambo i Shqipërisë”, - janë shprehur Çuli dhe banda e tij në mëngjesin e tyre në A1 REPORT! Ata thonë se ne jemi të fundit në sport, art e kudo, por me Alket Rizain jemi të parët.

Selimi thotë se e mira do ishte, që Rizai të vijë në Shqipëri e të vërë pak rregull, të marrë politikanët tanë peng e t’i çojë në Greqi. Me humor ata nxisin Alketin të vazhdojë tentativat e tij guximtare duke bërë plane edhe ata, që t’i japin një “dorë”.