“Paçe me gazeta”, Qumësht me
aflatoksinë? Më mirë paçe dhe raki

Me këngë, batuta dhe ironi therëse nisi sot mëngjesi në “Paçe me gazeta”. Tema, që po shqetëson konsumatorët këto ditë nuk kaloi pa u komentuar edhe nga nga Hervin Culi dhe banda e tij.

Ata pohuan se prej kohësh e kanë zgjidhur këtë problem, pasi mëngjesin e nisin me raki e paçe dhe jo qumësht, por shqetësimi ngrihet për të vegjëlit.

Ndërsa u propozua, që zgjidhja më e mirë ishte si në kohë të “xhaxhit” ku e zëvendësonin me qumësht pluhur dhe nuk vuanin nga këto probleme.

Më pas filloi komenti me humor i gazetave me kryeartikull “Zgjedhjet në Itali” ku edhe Xhevahir Zeneli tha se edhe ai kishte një parti dhe një program, por që së shpejti do i bëjë publike, për momentin gjithçka mbetet enigmë ashtu siç është edhe situata në Itali.


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion