“Pallati i Lindës”, PD: Rama
duhet të shpjegojë fondet
Partia Demokratike ka vazhduar sërish ditën e sotme të hedhë akuza dhe t’i kërkojë shpjegime kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në lidhje me fondet që janë përdorur për ndërtimin e pallatit të bashkëshortes së tij, Lindës.
TIRANE - Partia Demokratike ka vazhduar sërish ditën e sotme të hedhë akuza dhe t’i kërkojë shpjegime kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në lidhje me fondet që janë përdorur për ndërtimin e pallatit të bashkëshortes së tij, Lindës.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi kërkoi nga kreu i PS-së që të mos fshihet si frikacak por të japë shpjegime, pasi sipas saj kostoja e pallatit nuk mund të mbulohet me pagën e një pensionisti dhe të një vetëpunësuari.
"Unë jam sot këtu per t’i bërë thirrje z. Edi Rama të mos fshihet prapa perdes si frikacak, por me transparencë t’i thotë publikut origjinën e një milonë eurove investim, nga një pensionist dhe një i vetëpunesuar të pallatit 5-katësh me sipërfaqe ndërtimi 900 metra katrorë të gruas së tij dhe familjarëve të saj. Zonja Rama, në intervistën e saj me zotin Balla u tha shqiptarëve se vila juaj sipas projektit me 57 m gjatësi po ndërtohet në një nga zonat më të kushtueshme të periferisë së Tiranës, me paratë e “Kurbanit” tuaj. Ju me të drejtë e censuruat këtë pohim të pafajshëm të zonjës Basha si një bllof bajat. Partia Demokratike ju fton zoti Rama të bëni publike fondet e ndërtimit, firmën e ndërtimit dhe faturat që ju paguani për ndërtimin e rezidencës suaj në malin e Dajtit", tha Vorpsi.
Më tej zëdhënësja e PD-së theksoi se “Rama ka shkelur nenin 62 për ligjin e Urbanistikës pasi anuloi lejen e ndërtimit familjes Frashëri për një ndërtesë që do të ngrihej mes faqeve të dy pallateve dhe më vonë firmosi 2 leje për ndërtimin e pallatit në pajë të gruas së tij vetëm 30 metra më poshtë”.
Redaksia online(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
16.1%
-
Jo
78.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 255
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21