Mes shumë autorëve të njohur këtë vit është edhe shkrimtarja Mira Meksi, e cila sjell për lexuesit e saj dy libra “Pa zemër në kraharor” dhe “Vrasje në Venecia”.
Interesi për dy veprat e fundit të saj ka qenë i lartë, nga të rinjtë, por jo vetëm, pasi në stendën ku është vendosur, lexuesit kanë qenë në radhë për një dedikim të Meksit.
Mes lexuesve të shkrimtares është fotografuar edhe regjisorja Inis Gjoni.
Përveç të rriturve, një interes të madh në panair për librat kanë treguar edhe fëmijët të cilët të shoqëruar me prindërit e tyre presin me padurim për librin që do të blejnë.
d.b/shqiptarja.com