Vijojnë edhe në botën e futbollit hetimet për skandalin e parajsave fiskale “Panama Pappers". Policia zviceriane ka bërë kontrolle në zyrat e UEFA-s në Nion.
Sipas të dhënave të para agjentët kanë marrë dokumente dhe po bëjnë verifikime për rastin e menaxhimit të të drejtave televizive të Champions League të shitura në Ekuador me një shoqëri panameze të përfshirë në çështje.
Një zëdhënës i UEFA-s ka thënë: ”Kemi pasur një vizitë të disa agjentëve të policisë federale të Zvicrës që kërkonin disa sqarime për shitjen e të drejtës televizive të Championsit në Ekuador. Po vëmë në dispozicion të gjitha dokumentet që në zotërojmë dhe po bashkëpunojmë me autoritetet”, mbyll deklaratën zëdhënësi i UEFA-s.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com