Më seksi dhe provokuese se kurrë më parë është shfaqur aktorja Gwyneth Paltrow në premierën e filmit “Iron man 3”.
Ajo është cilësuar si femra më e bukur në botë nga revista amerikane “People” ditën e djeshme.

Po në të njëjtën ditë, ajo si për të treguar që e meriton këtë titull, është shfaqur rrezatuese dhe në formë të shkëlqyer fizike.
Bukuroshja Paltrow ka bërë një paraqitje të denjë në tapetin e kuq në teatrin “El Capitan”, në Los Angeles.

E veshur me një fustan të gjatë të dizejnuar në një mënyrë mjaft të veçantë, Paltrow ka treguar linjat e saj të bukura.
Edhe pse 40 vjeçe ajo ka treguar se mosha është vetëm një numër për të, ku binin në sy këmbët e tonifikuara në pjesët transparente të fustanit.
Paltrow është fotografuar së bashku me kolegët e saj në tapetin e kuq dhe është dukur me të vërtetë e entuziasmuar.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com