“Piter Pan”, shfaqje për fëmijët
 në Teatrin Eksperimental

“Piter Pan”, shfaqje për fëmijët<br /> në Teatrin Eksperimental
“Piter Pan”, është shfaqja më e re që Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” do të orfojë nga data 13 mars ora 10:30 për të gjithë vogëlushët dhe jo vetëm. E veçanta e shfaqes Piter Pan, përvëçse është një shfaqej për fëmijë, përcjell mesazh edhe për prindrit, personazhet e “Piter Pan” paraqesin një fëmijëri te përjetëshme të cilën e ka brenda vetes çdo i rritur. Secili prej nesh do të donte të shkonte në ishullin askund për të takuar Piter Panin, Tringëllimën, Piratet dhe Indianët.

Kjo veper trajton disa tema dhe nëntema sikudeër përcjell disa mesazhe dhe nën mesazhe. Mesazhi kryesor është që nuk duhet të humbasim fëmijërin brenda vetes, duhet të besojmë në endrrat, shpresën, dëshirën, imagjinatën tonë  të cilat nuk duhet ti humb asnjë fëmijë se për ndryshe nuk do të quhet më fëmijë.

Kjo shfaqe trajton edhe disa probleme sociale të fëmijeve të sotëm siç janë: mungesen e hapsirave publike të fëmijeve, ku nga mungesa e ktyre hapsirave përfundojne të varur nga teknologjia. Në ketë shfaqje do të ndeshim personazhe si  Kapiteni Gremc me Zotin Smith,  të cilët paraqesin fëmijët e llastuar që kërkojnë gjithnjë gjërat që fëmijët e tjerë i kanë. Kjo i ka bërë edhe 2 personazhet të jenë fëmijë në moshë por tëplakur ne dukje pasi ata nuk besojnë  tek ëndrrat. “Piter Pan do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” nga data 13 Mars, çdo të dielë  ora 10:30.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt