“Po tallesh me njerëzit” Rama:
Mos rri në çadër se s'ke ajër në tru

“Po tallesh me njerëzit” Rama:<br />Mos rri në çadër se s'ke ajër në tru
Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me komentues të shumtë të cilët e kanë kritikuar atë që po vë lë lojë shtresat në nevojë të shoqërisë shqiptare.
 
Gjatë një foto me një njeri me aftësi të kufizuar, të cilën e ka konsideruar si “Fotoja e ditës”, një prej komentuesve i shkruan Ramës se po tallet me njerëzit si ai dhe se nuk po bën asgjë për t’i ndihmuar ata.
 
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës, i cili edhe këtë herë ka ironizuar protestën e opozitës, ku i shkruan se nuk duhet të rrijë shumë në çadër se të ikën ajri nga trutë.
 
Një tjetër komentues ka qenë më i ashpër, i cili i shkruan se duhet të ketë turp nga kjo gjë që po bën, ku sipas tij i konsideron njerëzit si vota.
 
Edhe këtij komenti Rama i është përgjigjur në gjuhën e tij, duke i thënë se “turp duhet të ketë ai që ka harruar edukatën”. 
 
Në vëmendje komentuesit kanë sjellë dhe ligjin e Vettingut, por kësaj radhe duke e ironizuar. Ai i shkruan se “i ka premtuar Vettingun dhe ai u çua në këmbë nga gëzimi”.
 
Sigurisht një koment i tillë, nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e Ramës, i cili i përgjigjet se “nuk mund të tallet me diçka të tillë". 

rama

rama
rama
rama
(Komentet e Ramës)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën