“Pranvera Frankofone” në Tiranë
kufizohet me viktimat e Charlie Hebdo

“Pranvera Frankofone” në Tiranë<br />kufizohet me viktimat e Charlie Hebdo
Një ekspozitë me vizatime në Kryeministri dhe konferenca me debatet “Vlerat e Frankofonisë, kundër barbarise” e kanë kufizuar sivjet pranverën e frankofonisë në homazhe kudnër viktimave të terroristëve islamikë. Ativitetet tradicionale të Pranverës së Frankofonisë do të zhvillohen në të gjithë Shqipërinë nga datat 17 mars deri në 24 mars.

“Pranvera Frankofone” vjen me një sërë aktivitetesh rreth gjuhës dhe kulturës franceze duke nisur nga ekspozita me “Vizatime të lira” që do të hapet në ambjentet e Kryeministrisë. Shkencëtarë dhe intelektualë të ndryshmë frankofonë do të diskutojnë në një debat lidhur me vlert e frankofonisë kundër barbarize. Aktivitetet do të nisin në 17 mars me një pritje të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Më pas do të vijë konferenca debat “Vlerat e Frankofonisë, kundër barbarisë”, ku shkencëtarë dhe intelektualë të ndryshëm frankofonë do të mblidhen në Universitetin e Tiranës, si Eriona Tartari-Kërtusha, Doktor në Letra në Universitetin e Montpellier-së; Radu Toma, Filozof dhe Drejtor i Shkollës së Doktoraturës të Shkencave Sociale e Bukureshtit; Benoît Falaize, Historian dhe studiues rreth “Laicitetit dhe Vlerat e Republikës” në Ministrinë e Edukimit Kombëtar. Ekspozita “Les Acadiens d’la Baie” do të çelet në 18 mars.

Në 21 mars do të jepet koncerti folk “Christian Tschanz” në Teatrin Eksperimental. Më 23 mars do të zhvillohet takimi me Eric -Emmanuel Schmitt në Muzeun Historik Kombëtar, si dhe do të bëhet dhënia e çertifikatave për të diplomuarit DELF në Qendrën Rinore në rrugën e Kavajës.  

Pjesë e aktiviteteve është edhe shfaqja e teatrit ‘Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” nga Eric -Emmanuel Schmitt , interpretuar nga Mirush Kabashi. Shqipëria është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Në botë janë 220 milion frëngjishtfolës, 60% nga frëngjisht folësit janë më të rinj se 30 vjeç, 900 000 profesor të gjuhës frënge në botë. Frankofonia numëron 890 milion banorë, gjuha frënge, është e 9-ta me radhë më e folur në botë, gjuha e 2-të amtare në Bashkimin Europian, gjuha e 2-të e huaj në Bashkimit Europian

java frankofone

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt