WASHINGTON - "Ne kemi nevojë për të arritur ekuilibrin e duhur mes sigurisë sonë kombëtare dhe interesat tona në jetën private", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.
Ai tha se presidenti amerikan Barack Obama është informuar mbi zhvillimet e fundit të Agjencisë Komëbtare të Sigurisë dhe se Prism, programi i monitorimit të komunikimeve elektronike është përdorur në mënyrë efektive sipas të drejtës kushtetuese të privatësisë me përgjegjësinë e qeverisë për të mbajtur një siguri publike.
Ndërsa përsa i përket ish teknikut të CIA-s Edward Snowden që furnizoi gazetarët me informacione sekrete, Carney nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje.
"Aktualisht është hapur një process hetimor mbi këtë çështje dhe personalisht nuk mund të përcjell pikëpamjet e presidentit mbi një individ ose mbi një hetim," ka përfunduar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com