‘Shqipëria turistike’/ ‘Luadhi i Çelos’, eksplorim në shtegun malor në Tushemisht! Fermeri: Të huajt e frekuentojnë më shumë këtë zonë

"Luadhi i Çelos", është një zonë malore mbi liqenin e Pogradecit, që po tërheq vëmendjen e turistëve të huaj dhe ku ka lulëzuar dhe agroturizmi.

Nisemi nga qendra e fshatit turistik të Tushemishtit dhe në këtë udhëtim na shoqëron specialisti i Zonave të Mbrojtura Gani Bego, i cili tregon karakteristikat e Shtegut të Luadhit.

Pas më shumë se dy orësh ecje në këmbë mbërrijmë në pikën më të bukur të Pogradecit, në “Malin e Qytetit”.

Ferat Xhelo është fermeri që mban këtu 500 kokë bagëti dhe 100 koshere me bletë.

Fermer këtu shikon Shën Naumin, Tushemishtin, Zargocanin. A vijnë turistë? Vijnë turistë në këmbë me ecje, 20-30 turistë dhe shkojnë deri në Peshkëpi. Të huaj janë më shumë që frekuentojnë këtë zonë. Unë kam 30 vjet që punoj këtu në bletari dhe blegtori. Është kullota më e bukur”, tha ai.

Na duhen të përshkojmë dhe 5 kilometra të tjerë për të mbërritur në destinacion: Livadhin e Ccelos që vendasin i thonë “Luadh”.

Një sipërfaqe prej 260 hektarësh, ku janë kultivuar pemë frutore, janë ngritur ferma së fundi bujtina. Një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit malor në Pogradec. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?