“Pritja” e Roland Sejkos,
premierë sot në Tiranë

“Pritja” e Roland Sejkos,<br />premierë sot në Tiranë
TIRANE- Vizita historike e Papa Françeskut në Tiranë më 21 shtator 2014, ka frymëzuar regjisorin e njohur Roland Sejko, i cili do të shfaq sot në Kinema Millenium në Tiranë premierën e dokumentarit “Pritja”.

Ndërsa vizita e Papës ka qenë si pikënisje e këtij filmi, në përputhje me simbolikën e kthimit të lirisë fetare në Shqipëri pas 50 vjetëve pritjeje, regjisori Sejko është bazuar edhe në librin “Rrno vetëm për me tregue” nga At Zef Pllumi. Në sinopsin e këtij filmi shkruhet se “Pritja” është një film që realizohet artistikisht në një rrëfim metaforik, ku gjithçka ndodh në qiell.

Filmi përpiqet të afrojë dy kohë: Pritjen  zyrtare të një shteti laik në vigjilje të ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri në kohë reale dhe kthimin pas në kohën e diktaturës, në kohën e ndalimit të fesë dhe ushtrimit të së drejtës fetare në Shqipëri. Këndvështrimi artistik i filmit vjen si një rrëfim metaforik i besimit qiellor dhe ngjiz memorien mes persekutimit, fillimit të proceseve kundër autoriteteve fetare, kohës së komunizmit kur ndodh shndërrimi i Katedrales së Shkodrës në stadiumin e lojërave me dorë.

Në një rrëfim të ndjerë, më 21 shtator, Martirët e Kishës Katolike janë memoria pritëse e Shqipërisë. Pas vizitës, më vonë Papa Françesku e pagëzoi Shqipërinë si “Toka e martirëve”. “Paqja e harmonia ndërfetare që kemi arritur në Shqipëri është fryt i flijimit të themeluar mbi fenë dhe njëkohësisht dëshmi e fuqishme e dashurisë që të bën për vete”, është shprehur Imzot, Rrok Mirdita. Në film nuk mungojnë edhe fjalët e Papa Françeskut “Çfarë mizorie mund të shkaktojë mohimi i lirisë së ndërgjegjes e i lirisë fetare dhe si, nga të tilla plagë, natyra njerëzore varfërohet gjer në palcë, sepse i mungon shpresa dhe pikësynimet ideale”.

Filmi bazohet mbi dokumente, foto dhe xhirime nga arkivat e filmit në Shqipëri dhe Institutit Luce. “Pritja”, është një film artistik në 60 minuta. Shfaqet nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe me financimin e QKK-s. Filmi është prodhuar nga Digitalb në bashkëpunim me Instituto Luce Cinecita. Filmi artistik “Pritja”, me regji të Roland Sejkos është shpallur një ndër filmat fitues të projekteve të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në Tiranë.

Fituesi i këtij projekti Roland Sejko, është bërë i njohur me filmin “Anija” (fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare). Ai banon në Itali dhe atje ka një aktivitet të pasur artistik. Pikërisht në fillim të këtij muaji ai ka prezatur në Romë videoinstalacionin “Sue proprie mani” së bashku me artistin Ardian Paci. Në këtë vepër të dy artistët kanë hedhur dritë mbi një fakt historik të harruar, fatin e 24 mijë italianëve të mbetur në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore. Instalacioni i dy artistëve do të qëndrojë ende në galerinë MaXXI, salla Gian Ferrai deri më 7 qershor 2015.

Vepra është bërë duke ofruar copëza të korrespondencës së atyre italianëve të Shqipërisë të 70 vjetëve më parë,  kur rreth 24 mijë ish-ushtarëve, punëtorëve, mjekëve, inxhinierëve që kishin shkuar në Shqipëri gjatë pushtimit fashist, me përfundimin e luftës dhe ardhjen në fuqi të Enver Hoxhës, jo vetëm që nuk u lejohet të kthehen në shtëpi por u ndalohet edhe çdo kontakt i mundshëm me të afërmit. Ata mbahen peng të një loje politike mes dy vendeve që do të zgjasë me vite.
papa




















Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota

Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota