Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje

Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar një 71 vjeçar, pasi mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë.

Komisariati i Policisë Nr.4, finalizoi operacionin policor të koduar “Ekol ”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Vladimir Këndella, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje në shtetin gjerman.

Burime për Report Tv bëjne më dije se Vladimir Këndella, 71- vjeç, është arrestuar në ambientet e një lokali në Tiranë, pasi agjentët e Komisariatit nr. 4 kishin informacion se mbante armë.

Më pas, arma i është gjetur në banesë. Në deklarimet e para ai u tha hetuesve se armën e mbante për vetëmbrojtje, për një vrasje që ka bërë vite më parë në Gjermani, për hakmarrje.

Për këtë ngjarje, në shtetin gjerman ai është dënuar me 30 vjet burg, dhe dënimin e kishte mbaruar 2 vjet më parë dhe ishte kthyer në Shqipëri. Për hetuesit, nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për vrasjen për të cilën ka mbyllur dënimin.

‘Nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4, janë siguruar informacione nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë. Mbi bazën e këtyre informacioneve, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Vladimir Këndella, dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak’, njoftoi sot policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, më 6 maj 2011, 71 vjeçari është kapur me një armë të mbushur jashtë shtëpisë së Tony Blair. Sipas Daily Mail, emigranti i paligjshëm shqiptar Vladmir Kendella, tentoi të hidhte pistoletën në rrugë pak çaste para arrestimit të tij pak metra larg rezidencës së ish-kryeministrit në Londër.

Sipas shkrimit, ai kishte kaluar tetë vjet në burgje dhe spitale mendore në Gjermani pasi qëlloi për vdekje një bashkatdhetar dhe u dënua për vrasje. Pas lirimit nga ai dënim dhe dëbimit në Shqipëri, ai udhëtoi për në Britaninë e Madhe në vitin 2005, duke qëndruar në vend pavarësisht se kërkesa e tij për azil u refuzua.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet