“Proto Thema”: Spahiu,
ekstremisti që tronditi Athinën
“Ekstremisti i djathtë që tronditi Athinën”. Ky është artikulli i gazetës greke “Proto Thema” për kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, të cilin e krahason me përfaqësuesit e partisë neonaziste greke “Agimi i Artë”.
GREQI - “Ekstremisti i djathtë që tronditi Athinën”. Ky është artikulli i gazetës greke “Proto Thema” për kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, të cilin e krahason me përfaqësuesit e partisë neonaziste greke “Agimi i Artë”.
Sipas artikullit të kësaj gazete, Kreshnik Spahiu ka “sindromën antigreke” dhe në favor të saj përdor shkëlqyeshëm populizmin dhe demagogjinë.
“Orator i mirë, 43-vjeçari tashmë me stil sportiv, arrin të ngrejë peshë publikun që sheh në profilin e tij, udhëheqësin që do të mbyllë në burg politikanët e korruptuar të vendit dhe do bëjë realitet Shqipërinë e Madhe”, shkruhet në gazetën "Proto Thema".
Gazetari Panajoti Savidi vijon shkrimin e tij duke theksuar se “në rastin e Keshnik Spahiut shkon për shtat thënia e Cezarit “Edhe ti Brut?”, për shkak se ai ka qenë i preferuari i Berishës dhe më pas u kthye në kundërshtar fanatik të tij”.
Shkrimi vijon duke theksuar se kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu ëndërron “Kufij deri në Kostur dhe në Prevezë”. Sipas gazetës, reagimi i ministrisë së Jashtme greke nuk ka qenë i duhuri as për ngjarjet e Këlcyrës dhe as për incidentet e vazhdueshme antigreke në Shqipëri.
Ky qëndrim sipas gazetes ka nxitur Spahiun të demonstrojë forcën edhe brenda në Greqi, duke iu referuar kështu një tubimi të paralajmëruar në Athinë, për të cilin policia greke nuk dha leje dhe nuk garantoi sigurinë e saj.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67%
-
Të gabuar
22.4%
-
Nuk kam mendim
10.6%
Vota total: 1551
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
16 Janar, 17:44
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Ina Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
Lezhë/ Gripi e virozat, prindërit në radhë për të vizituar fëmijët! Spitali në rikonstruksion, dyndje te ish-materniteti
16 Janar, 17:28
-
'Ligjet speciale qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar', Tabaku: Thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin
16 Janar, 17:25
-
Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv
16 Janar, 17:18
-
Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla
16 Janar, 17:16
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16 Janar, 16:28