TIRANE- Protestat qytetare duket se çdo ditë po ngrenë krye edhe më shumë. Problematika e gjendjes rrugore si shkak i aksidenteve të shumta, ka shërbyer si nxitje që shoqata “Reago” të zgjedhë këtë mënyrë origjinale për të protestuar para Ministrisë së Transporteve.
Përreth 4 minuta një grup të rinjsh kanë qëndruar në bulevard duke bllokuar qarkullimin e automjeteve me apelin për marrjen e masave në sistemin rrugor.
Sipas të dhënave që kjo shoqatë disponon, çdo ditë në rrugët tona ka të paktën një të vdekur.
Ky apel i bashkangjitet edhe qytetarëve për të qenë më korrektë në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, dhe sidomos në vendosjen e rripit të sigurimit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com