“Refleksione”, Mulliqi prezanton
10 talente në Galerinë e Vogël

“Refleksione”, Mulliqi prezanton <br />10 talente në Galerinë e Vogël
Ekspozita “Refleksione” me dhjetë artistë e rinj më të talentuar është hapur në Galerinë e Vogël në Nacional Sport Park. Ekspozita është çelur një ditë më parë dhe do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit korrik. Kjo është një ekspozitë që sjell mediume, forma dhe ide të ndryshme në të gjitha gjinitë e arteve figurative, si pikturë, video-art, skulpturë, fotografi, etj. Kurator i kësaj ekspozite është skulptori i njohur Genc Mulliqi. Kuratori Mulliqi i konsideron të 10 pjesëmarrësit si talente të spikatur dhe prurës të ideve origjinale. Autorët e kësaj ekspozite janë: Hasan Vogli, Magda Zadrima, malazezi Mustref Gjikoviç, Yllka Gjollesha, Eranda Dyli, Armand Qoshku, Elvis Çala, Etinada Selmani, Yrzene Zeqiri, Ivo Moja. Genc Mulliqi ka pohuar për “Shqiptarja.com” se “qëllimi i kësaj ekspozite është t’i ofrojë publikut këta artistë të rinj që janë punëtorë dhe kreativë dhe këtë art t’ia ofrojë publikut si një komunikimi i risive të artit”. Kjo është ekspozita e tretë që mbahet nga Galeria e Vogël në Nacional Sport Park, dhe orientimi i Galerisë në këtë “oaz të madh hapësire”, siç thotë Mulliqi do të prezantojë për publikun “një moshë aktive krijuesish që varojnë në një moshë mesatare tek të 30-at”. Pra, 10 artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë të përzgjedhur si më aktivët në gjininë e arteve figurative. Ata përfaqësohen me tema të ndryshme dhe punime të mediumeve ndryshme, si pikturat në vaj, përzierje të akuarelit në telajo, punime më lapsa, zinografi, instalacione, etj. Të gjitha këto tema e procese artistike përmblidhen në 40 vepra në Galerinë e Vogël, e cila ushtron një aktivitet 10-vjeçar në Tiranë. Tashmë kjo Galeri është zhvendosur në ambientet e Nacional Sport Park në Tiranë. Piktorët e rinj kanë sjellë situata personale dhe intriguese për shikuesit nëpërmjet perceptimeve të tyre, jashtë klisheve të artit. Mulliqi tregon se piktorja Magda Zadrima si artiste e re vjen me dy vizatime të konceptuara mbi vëllime dhe jo mbi sipërfaqe të sheshtë. Ky koncept i saj ka të bëjë me familjen, me banesën, me shtëpinë. Interesant në këtë ekspozitë është edhe një intalacion shumë i veçantë i një studenti nga Mali i Zi, Mustref Gjokoviçit, i cili vjne me një instalacion me të një temë rurale. Forma paradoksale që të tërheqin vëmendjen ofron piktura e Etinada Selamit, e cila merret me temën e fëmijërisë. Ndërsa Elvis Çala ka fotografi që kanë të bëjnë me situata meditimi mjaft të gjetura si kompozime, Yrzene Zeqiri merret me fotografinë pin-holl që sot është duke u braktisur, por gjen vendin e saj në artin vizual sot. Ivo Moja prezantohet me skulptura me temë provokative. Punët e tij duan të thonë se tradita është braktisur ose keqpërdorur. Për këtë temë ai bën një skulpturë në allçi. Në këtë ekspozitë nuk mundon as Yllka Gjollesha që lëvron video-instalacionin, e cila të çon një soditje, por me një ngarkesë emocionale, të reve para furtunës.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin