TROPOJË- Liridon Azemi, 30 vjeç, humbi jetën në Tropojë pasi ra nga lartësia e malit ‘Maja e Thatë’.
Ai u rrëzua nga lartësia më 26 korrik, por vetëm dje u arrit që të nxirret trupi i pajetë i të riut.
30-vjeçari nga Podujeva ka qenë duke eksploruar bjeshkët e Tropojës, ndërsa dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, 30-vjeçari ra nga lartësia.
Është dashur ndërhyrja e helikopterit për të nxjerrë trupin e pajetë, ndërsa në bashkë me të ishin edhe 3 persona të tjerë që ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.