“Reja” e japonezit Fujimoto,
ende pa u instaluar, i kalon afati

“Reja” e japonezit Fujimoto,<br />ende pa u instaluar, i kalon afati
Një nga veprat më të njohura të instalacionit të artit publik “Reja” ideuar nga artisti i mirënjohur japonez, Sou Fujimoto, ende nuk po instalohet përpara Galerisë së Arteve në Tiranë. 

Projekti nuk përfundon sipas afatit të përcaktuar. Fondacioni përgjegjës dhe drejtuesit teknikë kanë shpallur si datë fillimi të punimeve janarin 2016 dhe datë përfundimi të instalimit të shkallareve metalike muajin mars 2016.

reja

Jemi në datën 7 Prill. Por, siç shihet nga këto foto, sheshi i gjelbër i Galerisë Kombëtare të Arteve është ende një kantier ndërtimi, me pirgje dheu e grumbuj objektesh përreth, ndërkohë që duhet të ishte kthyer në një ambient kulturor.

reja

Vepra “Reja” u projektua që të vendosej si një donacion i Fondacionit Luma, pasi ka qëndruar për disa kohë në një nga galeritë e Londrës. Pas përfundimit të projektit ishte menduar të bëhej e vizitueshme nga publiku kryeqytetas dhe do të pasonte me aktivitete nga Bashkia e Tiranës.

Por sa do të zgjasë kjo gjendje që i prish imazhin qendrës së Tiranës.  

reja

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve