TIRANE-Mungesa e relatorit Shkëlzen Selimi ka shtyrë gjyqin në Gjykatën e Lartë në ngarkim të ish deputetit Alfred Peza.
 
Sipas Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi ka munguar për shkak se është sëmurë, pasi po kalon një gjendje gripale.
 
Mosplotësimi i trupës gjyqësore ka shtyrë për një tjetër datë seancën e radhës për gjyqin e Pezës.
 
Ish deputeti i PS, Alfred Peza është i akuzuar për evazion fiskal, deklarim të rremë pasurie dhe falsifikim dokumentesh.


dy.b/shqiptarja.com