“Reuters” dhe Asociated Press:
Vdiq disidenti shqipta

TIRANE- Lajmi për vdekjen e Lirak Bejkos ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, si Reuters, BBC dhe Associated Press. Madje agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters, e ka quajtur Bejkon si disidentin shqiptar që i ka vënë flakën vetes. "Një disident shqiptar i periudhës komuniste vdiq të premten nga plagët e rënda që mori pasi i vuri vetes flakën gjatë një greve urie, ku bëhej thirrje për të marrë kompensimin për kohën e kaluar në burg gjatë komunizmit. Lirak Bejko, 47 vjeç, i vuri flakën vetes tre javë më parë, dy ditë pasi një tjetër disidenti, të dy nga grupi i 20 grevistëve të urisë.

Disidentët thonë se ata janë paguar vetëm një pjesë të shumës, që u duhet dhënë atyre sipas një ligjit të vitit 2007 për kompensimin e të burgosurve politike gjatë regjimit stalinist të Enver Hoxhës. Bejko ishte dërguar në një spital në Bari, Itali, ku ai ndërroi jetë pas komplikacioneve nga plagët e tij. Në fjalët e fundit të regjistruara të tij, ai i tha një intervistuesi në spital se ai do që të përndjekurit të vazhdojnë protestën, por të mos ndjekin shembullin e tij. Grevistët e urisë dolën prej saj muajin e shkuar, disa pasi humbën ndjenjat dhe u dërguan në spital. Qeveria refuzoi të flasë me ta, duke thënë se greva e tyre ishte e motivuar politikisht.

Rreth 6 mijë njerëz u ekzekutuan gjatë regjimit komunist në Shqipëri, që u rrëzua në vitin 1990. Dhjetëra mijëra u burgosën ose u dërguan në kampe pune ose internim", - është ky raportimi i agjencisë prestigjioze Reuters, për ndarjen nga jeta të Lirak Bejkos.
(ek/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)

Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)