“Risi Moulin”, baleti kontemporan i
koreografes Riselda Sejdija

“Risi Moulin”, baleti kontemporan i<br />koreografes Riselda Sejdija
Risi Moulin”, baleti kontemporan që bashkon dashurinë, urretjen, bashkejtesën, kulturat dhe format e shprehjes së ndjenjave ka ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, balerinët e Universitetit të  Arteve nga koreografia Riselda Sejdija.

Një shfaqje me vlera artistike të vërteta ku studentët e Universitetit të Arteve performuan me mjeshtëri për rreth 1 orë për publikun, sollën një shfaqje e konceptuar krejt ndryshe nga ato ç’ka jemi mësuar të shohim në skenë, një balet që solli një konceptim të jetës njerëzore ku tematika të ndryshme u përcollën kontemporane.

“Një shfaqje traditën dhe baletin kontemporan, ritme moderne dhe forma së trupit të kujtojnë kabaret, në fund kësaj koreografie e mira dhe do të triumfojnë”, është mesazhi që erdhi përmes baletit nga koreografia Sejdija.

riselda sejdija

Ajo çka i dha jetë kësaj shfaqje, ishte edhe skenografia madhështore, kostumet nga stilistja Jona Muca, pa lënë pas daljen surprizë në skenë si balerinë edhe të koregrafes Riselda Sejdija, që për hir të së vërtetës angazhimet profesionale e akademike e kanë larguar paksa nga skena.

Koreografia Riselda, njëherësh edhe pedagoge në Universitetin e Arteve, dega koreografi shprehet e lumtur që shfaqja doli me sukses duke e shtyrë atë të mendoj për një tjetër produksion baleti në muajt në vijim.

Trupa e kësaj shfaqeje përbëhej nga balerinët: Graciano Tagani, Jurgen Bala, Krist Dalipi e shumë e shumë balërinë të cilët i dhanë shkëlqim skenës së TKOB-it më 7 Shkurt.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
(b.t/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar