“Rreze Dielli” rrugëtim në
Rivierën e Shqipërisë/Reportazh

“Rreze Dielli” rrugëtim në<br />Rivierën e Shqipërisë/Reportazh
Kur bluja e thellësisë së detit takohet me blunë e qiellit, sinkronizimi të lë pa fjalë, e ku më pas arrin në retinën e syrit e gjelbërta e thepisur në majat e malit, mund të thuash që në këtë vend natyra është treguar zemërgjerë.

Nisemi për në Vlorë për të arritur në një destinacion të pakufishëm, aq sa deti të përçon mesazhe nga më të shumëllojshmet.

Përgjatë rrugëtimit tonë takojmë njerëz të zakonshëm, punëtorë, të rastësishëm që përçojnë disa sekrete të punës së tyre. Në këtë sezon veror, zanatçinj të vjetër e të rinj, profesionistë vijnë në ndihmë të turistëve që ofrojnë shërbime dhe produkte bio.

Ndoshta Lungomare është një prej projekteve që shumë fort u diskutua dhe debatua, por ajo ç’ka vumë re ishte lidhja e fortë me peshkatarët.

Thonë se peshkatari i vjetër, tërheq peshkun që ka ngrënë karremin, bashkë me grepin duke lidhur fillin e peshkimit pas supeve. Varka e vogël, peshkatari edhe peshku formojnë një të tërë të vetme që vozit kërkëllueshëm nëpër det.

Jerim Nocaj, peshkatar i vjetër dhe lidhja e tij me detin, një ndërthurje perfekte midis pasionit dhe të ardhurave për të mbajtur familjen e tij. Ai banon në Vlorë dhe del në Lungomare për gjueti peshku. Jerimi rrëfen se peshkimi është puna e vetme që i sjell të ardhura në familje dhe se tërë jetën e tij i’a ka dedikuar peshkimit.
rreze dielli
(Rreze Dielli mes peshkatareve)

Teksa peshkatari i vjetër, Jerim Nocaj me shuëm kënaqësi na ofron një shëtitje në det me varkën e tij, ajo ç’ka bie në sy është pista në mes të detit, e cila njihet si “Hija e Diellit”. Kjo pistë duket edhe zhduket në sajë të baticave dhe zbaticave.
Vlora është qyteti ku në bregun e tij takon dy dete të ndryshme, Adriatikun me plazhet e gjata me rërë edhe Jonin me brezare argumesh, ujra kristali, shkëmbinj dhe plazhe të bardha ekzotike.

Gjithashtu në Vlorë ekziston porti i vetëm në Shqipëri i Jahteve. Ndoshta jo çdonjëri prej nesh e di, por kjo është e vërtetë. Porti i Jaheteve ofron një pamje ku luksi takon të madhërishmin, detin.

Të hyje në port dhe të filmoje nuk ishte shumë e lehtë, por kurioziteti për të përcjellur më shumë atë çka ofron ekonomia e jugut, na zgjoi grimcën për të bindur një pronar italian që kishte ardhur për të sjellë një investim të tillë.

Serena, vajza nga Napoli e cila ishte vendosur në një nga jahtet shprehet se sa herë që vjen në brigjet e jugut, mendon se është e bukur, pasi në jug ka gjithçka, deti, male, njerëz të mirë, ushqimi shumë i mirë dhe se kjo është një nga arsyet kryesore që eksperiencat e saj në Shqipëri sa vijnë edhe shtohen.

Për të treguar më tepër në intenerarin tonë përgjatë Rivierës shqiptare ne u nisëm drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë. Rrugës takuam personazhë të ndryshëm që na ofruan emocione të punës së tyre të palodhur edhe pse temperaturat ishin të larta.

Një personazh shumë interesant me të cilin u hasëm, është një djalë i ri në majën e Llogarasë, Ardit Velaj, vetëm 17 vjeç, por që preferon të qëndrojë aty, në vendin ku e takuam, për të shitur produktet e tij bio, duke nisur nga mjalti, çaji, sherebela, produkte të cilat i shet për ti ardhur në ndihmë familjes së tij.
matilda
(Matilda Zaimi, gazetare e Rreze Dielli ne LLogara)

Gjatë rrugëtimit tonë në majën e Llogarasë, takuam një tjetër të ri, Sulën, 25 vjeç, një kamarier i cili vazhdonte shkollën e informatikës, por punonte si kamarier për të ndihmuar familjen e tij që banonin në Dukat. Teksa tregon rreth eksperiencës së tij si kamarier ai shpreh edhe emocionet e mbartura gjatë këtyre 3 viteve punë. Ai shprehet se marrëdhënjet e tij me klientët janë të shkëlqyera dhe se asnjëherë s’ka pasur probleme apo pakënaqësi me ta.
Duke u ndalur në repartin e vjetër ushtarak, PSV, i cili më parë njihej si pika e vetme e vrojtimit të anijeve në Shqipëri, por që tashmë është vetëm një gërmadhë, ku edhe pse ndoshta vetëm një gërmadhë, të shumtë janë aparatët dhe smartfonët e turistëve që parapëlqejnë të shkrepin një foto.

Çdokush që ka zbritur Llogaranë është përballur me një pamje fantastike të pejsazhit ku deti me qiellin bëhet një dhe ku kurorat e gjelbërta të shtatë fshatrave të Himarës të ofrojnë një pamje që të shkëlqen sytë.

(E.S/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet