“Rusallka”, videoja e operës së parë
shqiptare me zërin e Jorgjie Trujës

“Rusallka”, videoja e operës së parë<br />shqiptare me zërin e Jorgjie Trujës
Report TV siguron posterin dhe videon e operës së parë shqiptare “Rusallka” të kompozitorit Dargomizhski. 

E ngjitur në skenë më 28 nëntor të vitit 1953, kjo opera u shënua si ngjarja më e madhe e artit e kulturës në periudhën e komunizmit.

Në video dëgjojmë artisten e madhe shqiptare Jorgjia Truja, e cila realizoi një nga zërat më të vështirë operistik, Natashën e kthyer në rolin e sirenës Rusallka. 

Nga personazhet e kësaj opere e regjistruar në dokumente zyrtare të kohës, ka mbetur gjallë vetëm Takuina Truja Adami, e bija e artistes Jorgjie Truja, por ajo pohon se ka pasur edhe dublante.

Isha fëmijë dhe s’isha vetëm unë në atë rol. Ishim bashkë me dy shoqet e mia pak më të mëdhaja. Juki Gjoka, vajza e pianistes Lora Gjoka dhe Luljana Seiko vajza e një koristeje shumë të njohur, Fifi Seiko”, shprehet Takuina.

Takuina ishte vetëm 6 vjeç në rolin e Rusaloçkës së vogël dhe ruan në memorie kujtimet e provave së bashku me nënën e saj, Jorgjie Truja.

“Mamaja luante rolin e Rusallkës dhe shkonim të dyja në skenë dhe theheshin nga shfaqja shumë vonë. Sepse ajo ishte një opera e madhe që vihej në skenë për herë të parë, me 4 akte dhe 7 tablo.

Duhet të kuptojmë që në atë kohë në filarmoninë e shtetit sapo ishte krijuar orkestra me elemntë të orkestrës së radios, por edhe instrumntistë të tjerë. Erdhën fillimisht ose mësuesit e Liceut ose ata që sapo kishin mbaruar sepse jemi në vitin ’53 dhe Lieceu është krijuar në vitin 46.

Po ashtu edhe kori i formuar kryesisht nga kori partizan duke u bashkuar me elementë të korit të kishës që ekzistonete në atë kohë plus elemente të reja të Liceut Artistik që kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm”,
thotë ajo.

Përveç artistes Jorgjie Truja në operën e parë shqiptare kënduan artistët e njohur Hysen Pelingu, Mihal Ciko, Zihni Berati, Stavri Rafaele, Gjyzepina Kosturi, Marija Kraja.

Dirigjent ka qenë Mustafa Krantja e regjisor artisti rus Azhotkin. Këta artistë të mëdhenj me përkushtimin e tyre hodhën gurin e parë të themelit të teatrit të operës dhe baletit në Shqipëri, i cili me vendim qeveritar u miratuar tre vjet më vonë.

rusallka
rusallka
rusallka
rusallka
rusallka
rusallka
rusallka



Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë