“Sanctus"  në shqip e
fshehta që tronditi botën

“Sanctus"  në shqip e <br />fshehta që tronditi botën
TIRANE- Vjen në shqip një ndër romanet më të lexuar e të përkthyer të vitit 2011 “Sanctus” i Simon Toyne. Flijimi i një njeriu kthehet në kërcënim për një konspiracion të lashtë sa vetë njerëzimi. Por mjafton kurajo e një gruaje për të hedhur më në fund dritë mbi një të fshehtë të tmerrshme. Por a është vallë në gjendje njerëzimi të përballet me të? Cila është e fshehta e SANCTUS-it?

Një burrë ngjitet në majë të ndërtesës më të lashtë ende të banuar në botë, në një mal të quajtur Kështjella, që ngrihet mbi një qytet të vogël të Turqisë. Por s’bëhet fjalë për një ngjitje dosido, por për diçka simbolike, që e sheh bota mbarë. Sidoqoftë, janë të paktë ata që i kuptojnë pasojat e gjithë kësaj. Për Katrina Manin kjo ngjarje përbën provën se diçka e madhe është duke ndodhur. Për Sancti-t, murgjit e fshehtë që jetojnë brenda në Kështjellë, ajo rrezikon të sjellë fundin e gjithë asaj që ata kanë ngritur. Dhe ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta ndaluar, qoftë dhe të vrasin...

Liv Adamsenit, gazetare, kjo ndodhi i sjell në mend kujtimin e të vëllait që ka humbur, çka e bën të ndërmarrë një udhëtim deri në anën tjetër të botës... Dhe aty ajo do të bëjë një zbulim aq tronditës, që ka për të ndryshuar gjithçka.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)