Një person është arrestuar dje në Sarandë, pasi mbante 2 arinj të murrmë 5 muajsh në robëri dhe kushte të këqija duke i ekspozuar për përfitime monetare në bregdet. Që sot ato do t’i kalojnë Bashkisë së Tiranës dhe do të akomodohen në kopshtin zoologjik.
Sipas kreut të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit janë identifikuar pas një fushatë të ndërmarrë me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit në të gjithë vendin të gjithë arinjtë që keqtrajtohen për qëllime biznesi, por po strehohen vetëm që ndodhen në kushtet më ekstreme.
"Nuk merren të gjithë nga vendet në të cilat ata janë por vetëm këto që janë në kushtet emergjente për ti lëvizur sepse deri më sot Shqipëria nuk njeh habitat të miratuar për rehabilitimin e mirëmbajtjen në kushte të mira dhe që i takon këtyre arinjve", u shpreh kreu i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit.
Ndërsa kreu i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit Blendi Gonxhe u shpreh se së shpejti Bashkia do të krijojë një habitat natyror në parkun e Dajtit.
"Jemi duke ecur me shpejtësi për një santuari në zonën e Dajtit për një zonë të hapur për një habitat më të mirë për kafshë të tilla të cilat gjatë vitit dhe stinëve të caktuara ne duam ti lenë në një habitat natyror duke vazhduar gjithmonë që të kemi mundësinë e ekspozimit të kopshtit zoologjik por edhe duke bërë një kombinim të të dyjave", shprehet Gonxhe.
Puna për ngritjen e të parës qendër strehimore për arinjtë në Shqipëri nisi në mars me nënshkrimin e një Marrëveshje midis Ministrisë së Mjedisit dhe Fondacionit “Four Paws”, i cili do të ofrojë asistencë teknike.
Ndërkohë arinjtë që mbaheshin në robëri janë dërguar gjatë këtij viti dhe në kopshtet zoologjike të Greqisë, Gjermanisë e Italisë.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO