“Serbi-Shqipëri, autogoli i UEFA-s”

“Serbi-Shqipëri, autogoli i UEFA-s”
Në prag të vendimit të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, e përditshmja italiane “La Stampa” ka botuar një artikull ku fajëson UEFA-n, për gjithçka që ndodhi në Beograd, pasi lejoi që të ishin në një grup Shqipëria dhe Serbia.
 
“UEFA lejoi të luhej ky takim edhe pse nuk vendos përballë Rusinë me Ukrainën apo dhe Spanjën dhe Gjibraltarin. Ky është një autogol i UEFA-s. UEFA lejoi të luhej një takim i tillë pas konflikteve duke anashkaluar faktin se ishte një ndeshje e një niveli të lartë rrezikshmërie. Para se droni të fluturonte mbi stadium mbizotëronte një atmosferë jashtë kontrollit.

Takimi kualifikues i Euro 2016 nuk përfundoi për shkak të trazirave të rënda në stadiumin e Beogradit dhe tani është radha e CAS-it të gjykojë ankimet për dënimet e marra nga komisionet e UEFA-s.

Pamjet filmike tregojnë se Shqipëria po luante në një ambient aspak miqësor dhe për këtë u gjykua fajtore duke e dënuar me humbje në tavolinë pasi braktisi fushën për shkak se pjesa më e madhe e lojtarëve ishin keqtrajtuar, sulmuar dhe fyer” thuhet ndër të tjera në artikull.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin